Serbi, mijëra studentë rikthehen në rrugë, kërkojnë zgjedhje të parakohshme ndaj Vuçiqit
Rajoni
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Serbi, mijëra studentë rikthehen në rrugë, kërkojnë zgjedhje të parakohshme ndaj Vuçiqit
Serbi
Foto Arkiv
23/05/2026 - 19:02
Linku u kopjua

Mijëra protestues u mblodhën sot pasdite në qendër të Beogradit për të kërkuar zgjedhje të reja parlamentare, duke synuar t’i japin një shtysë të re lëvizjes kundër korrupsionit që lindi pas shembjes tragjike të stacionit hekurudhor në Novi Sad në nëntor të vitit 2024.

Që nga ajo ngjarje, protestat në Serbi nuk janë ndalur plotësisht.

Lëvizja ka njohur periudha mobilizimi masiv, si protesta e marsit 2025 ku morën pjesë rreth 300 mijë persona, por edhe faza me pjesëmarrje më të ulët.

Studentët në bllokadë dhe qytetarët që i mbështesin ata u mblodhën në Fakultetin e Bujqësisë. Studentët, të cilët morën shpejt drejtimin e protestave, shpresojnë se manifestimi i sotëm do ta ringjallë vrullin e protestës dhe do ta shtyjë presidentin Aleksandar Vuçiqit të shpallë zgjedhje të parakohshme, transmeton Oranews, përcjell KosovaPress.

Nën sloganin “Studentët fitojnë”, organizatorët u bënë thirrje qytetarëve të mblidhen në sheshin ”Slavija”, në zemër të kryeqytetit serb, ku janë zhvilluar edhe protestat më të mëdha gjatë 18 muajve të fundit.

“Qëllimi i protestës së sotme është të mblidhemi sërish të gjithë bashkë dhe t’i tregojmë kujtdo se jemi ende këtu, se vazhdojmë të luftojmë dhe të punojmë dhe se nuk do të ndalemi”, tha Andjela, 24 vjeçe, studente e arkitekturës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026