“Të pasigurta për të”, Gazetari serb: Vuçiq pret momentin e favorshëm për zgjedhje
Rajoni
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
“Të pasigurta për të”, Gazetari serb: Vuçiq pret momentin e favorshëm për zgjedhje
vuciq
02/07/2026 - 11:38
Linku u kopjua

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq për herë të parë po përballet me zgjedhje të pasigurta. Kështu vlerëson gazetari serb, Brank Çeçen, derisa shton se kjo është arsyeja pse Vuçiq po e ruan me kujdes momentin për shpalljen e datës së zgjedhjeve.

Vuçiq ka deklaruar disa herë që do të japë dorëheqje, porse sipas Çeçen, ai do të kujdeset që të njëjtat të shpallen në momentin më të favorshëm për të.

"Aleksandar Vuçiq nuk hyn në zgjedhje për të cilat nuk është plotësisht i bindur se do t’i fitojë – qoftë me mashtrim apo në mënyrë të ndershme", thotë Çeçen. "Prandaj, kjo është një situatë shumë e vështirë për të. Megjithatë, duket se ai po përgatitet për zgjedhje, pasi ato duhet të mbahen sipas ligjit dhe Kushtetutës. Kjo ende nuk do të thotë se zgjedhjet do të mbahen vërtet, sepse po shohim se Kushtetuta dhe ligji po shkelen çdo ditë. Megjithatë, shpresoj se askujt nuk do t’i shkonte ndër mend të vendoste një diktaturë pa zgjedhje", ka thënë ai për DË, transmeton KosovaPress.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026