Të paktën 167 persona humbën jetën mëngjesin e sotëm pas rrëzimit të një avioni ”Jeju Air” që vinte nga Bangkoku, i cili mori flakë gjatë uljes në aeroportin e Muanit të Koresë së Jugut, ndoshta pas një përplasjeje me zogjtë.
“Deri më tani ka dy anëtarë të ekuipazhit të mbijetuar dhe gjithsej 167 të vdekur”, tha departamenti i zjarrfikësve në një njoftim për shtyp.
”Aeroplani është pothuajse tërësisht i shkatërruar dhe identifikimi i të ndjerëve po rezulton i vështirë”, shtoi ai.
Rrëzimi i fluturimit ”JJA-2216” ndodhi në orën 09:03 me orën lokale.“Shkaku i aksidentit dyshohet të jetë një përplasje me zogj të kombinuar me kushtet e pafavorshme të motit”, tha shefi lokal i zjarrfikësve Lee Jeong-hyun në një konferencë shtypi.
Një video e transmetuar nga kanali lokal MBC tregon avionin – një ”Boeing 737-8AS”, i cili hyri në shërbim në vitin 2009, sipas ëebsite të specializuar ”Flightradar” – duke u ulur me tym që dilte nga motorët.
“Të gjitha agjencitë përkatëse duhet të mobilizojnë të gjitha burimet e disponueshme për të shpëtuar njerëzit”, urdhëroi Choi në një deklaratë.
“Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për t’iu përgjigjur këtij aksidenti. Ne ulim kokën dhe u kërkojmë falje të gjithë atyre të cilët u dëmtuan”, tha kompania në një deklaratë të publikuar në kanalet e saj sociale.
Më 12 gusht 2007, një ”Jeju Air Bombardier Q400” me 74 pasagjerë rrëshqiti nga pista për shkak të erërave të forta në aeroportin e Busan-Gimhae, duke shkaktuar rreth 10 të plagosur.
Fatkeqësia më vdekjeprurëse për një kompani mbetet ajo e një ”Boeing 747” të ”Korea Air” që fluturonte nga Nju Jorku në Seul, i rrëzuar nga një avion gjuajtës sovjetik mbi Detin e Japonisë duke shkaktuar vdekja e 246 pasagjerëve dhe 23 anëtarëve të ekuipazhit, më 1 shtator 1983. /ANSA/