Trupat e Koresë së Veriut janë përleshur për herë të parë me forcat ukrainase që pushtojnë një pjesë të rajonit rus Kursk, shkruan New York Times.
Trupat e Koresë së Veriut kanë shkuar në luftë së bashku me Rusinë kundër Ukrainës dhe një numër i konsiderueshëm janë vrarë, raporton gazeta amerikane, duke cituar një zyrtar të lartë të Kievit dhe një zyrtar të lartë amerikan.
Presidenti Volodymyr Zelensky tha se bazuar në informacionin e inteligjencës janë tashmë 11 mijë veri-koreanë në rajonin rus në kufirin me Ukrainën.
Luftimet "nuk ishin në nivelin e angazhimit sistematik me të gjitha forcat e mobilizuara", shtoi Umerov, duke folur përsëri për atë që për trupat e Phenianit ishte përplasja e parë e vërtetë luftarake që nga 1953, viti kur mbaroi lufta në Gadishullin e Koresë.
Numri i përgjithshëm i ushtarëve të Koresë së Veriut të vlerësuar nga ministri ukrainas është më i lartë se rreth 10.000 të supozuar deri më tani.