Kosova një vit nën trajnerin Franco Foda, sukses apo dështim?
Sport
Lexohet për: 2 min.
Franco-Foda
2 ditë më parë
Linku u kopjua

Prej se u emërua në krye të Kombëtares së Kosovës në futboll në muajin shkurt  2024, trajneri Franco Foda ka regjistruar pesë fitore dhe pesë humbje, derisa nuk arriti ta fitojë grupin 2 në ligën C të Ligës së Kombeve, objektiv ky i vendosur nga Federata e Futbollit të Kosovës.

Megjithatë, trajnerët dhe analistët e futbollit konsiderojnë se ardhja e Foda në krye të “Dardanëve” ka sjellë ndryshime në aspektin organizativ dhe taktik të lojës.

Analisti Arsim Plepolli thotë për KosovaPress se tashmë nën urdhrat e Foda nuk ka më lojtarë të paprekshëm.

Edhe pse pranon se solli disa ndryshime pozitive, trajneri Granit Begolli thotë për KosovaPress, se Foda ka dështuar objektivin kryesor për të cilin ishte emëruar në krye të kombëtares.

Trajneri Genc Sermaxhaj ka besim se e ardhmja e kombëtares në futboll do të jetë shumë më e mirë me Foda dhe se Kosova mund të sigurojë kualifikimin në evropian dhe botëror.

Nën drejtimin e Franco Foda, kombëtarja e Kosovës do t’i zhvillojë dy ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve në mars kundër Islandës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025