Kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe kabineti i saj kanë marrë një fitore të rëndësishme sa i përket çështjes së emigrantëve, që lidhen edhe me kampet e ndërtuara në Shqipëri.
Gjykata e Kasacionit, me një vendim të fundit saktëson se është në tagrin e qeverisë italiane të vlerësojë si të sigurta apo jo, vendet nga ku vijnë emigrantët. Ky është një konfirmim i vendimit të marrë më 19 dhjetor 2024, i cili sqaroi rolin e gjyqtarit të zakonshëm në lidhje me përcaktimin e vendeve të sigurta të origjinës, duke nënvizuar kufirin e kompetencave të tij.
Në pritje të sqarimeve të mëtejshme nga Gjykata e drejtësisë në BE, tani gjyqtarëve italianë u kërkohet të balancojnë vendimet dhe të respektojnë rregullat kombëtare me parimet evropiane, duke shmangur interpretimet që mund të bien ndesh me direktivat ndërkombëtare./TopChannel/