Legjenda e Manchester United, Wayne Rooney, ka lëshuar kritika të ashpra ndaj yllit të Liverpool-it, Mohamed Salah, pas komenteve të tij të fundit ndaj trajnerit Arne Slot.
Salah, i cili do të largohet nga Liverpool në fund të sezonit pas një epoke të artë me 257 gola të shënuar, kritikoi stilin aktual të lojës pas humbjes 4-2 ndaj Aston Villa-s, duke deklaruar se ekipi duhet t'i kthehet "futbollit heavy metal që u fut frikën kundërshtarëve".
Ish-sulmuesi anglez deklaroi se Salah nuk ka më fuqi për stilin e lojës që kërkon:
"Ai dëshiron të luajë futboll heavy metal, pra po thotë se dëshiron futbollin e Jurgen Klopp. Por unë nuk mendoj se Mo Salah mund ta përballojë më atë lloj futbolli. Mendoj se këmbët e tij nuk premtojnë më për atë ritëm dhe intensitet të lartë.""Nëse do të isha Arne Slot, nuk do ta kisha fare pranë stadiumit në ndeshjen e fundit. E kam provuar vetë këtë me Alex Ferguson. Pata një mosmarrëveshje dhe në ndeshjen e tij të fundit në Old Trafford, ai më la jashtë skuadre pikërisht për këtë arsye."
Sipas Rooney-t, Salah ka dëmtuar atmosferën brenda klubit përpara ndeshjes përmbyllëse të sezonit: