​Allegri kërkon përforcime, Milani hedh sytë te ylli i Arsenalit
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
​Allegri kërkon përforcime, Milani hedh sytë te ylli i Arsenalit
01/05/2026 - 08:11
Linku u kopjua

Milani po shqyrton mundësinë e transferimit të sulmuesit të Arsenalit, Gabriel Jesus, për sezonin e ardhshëm. Sipas raportimeve nga mediat italiane, klubi kuqezi e ka rikthyer brazilianin në listën e dëshirave, pasi ka tentuar ta transferojë edhe në afatet e kaluara kalimtare.

Nevoja për një qendërsulmues mbetet një nga prioritetet kryesore të Milanit, duke pasur parasysh se opsionet aktuale nuk kanë bindur plotësisht gjatë këtij sezoni. Në këtë drejtim, trajneri Massimiliano Allegri ka zhvilluar një takim me drejtuesit e klubit për të diskutuar strategjinë e merkatos dhe përforcimet në repartin ofensiv.

Sipas burimeve, emri i Gabriel Jesus është një nga alternativat kryesore në listë. Sulmuesi 29-vjeçar ka kontratë me Arsenalin deri në vitin 2027 dhe konsiderohet si një mundësi e arritshme për klubin italian në rast se londinezët vendosin ta shesin.

Gjatë këtij sezoni, Jesus ka zhvilluar 25 paraqitje, duke realizuar pesë gola dhe duke dhënë dy asistime. Ai ka kaluar gjithashtu një periudhë të gjatë jashtë fushës për shkak të një dëmtimi serioz në gju, që e mbajti larg futbollit për disa muaj.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026