Robben paralajmëron Bayernin: Reali nuk vdes kurrë, mjafton vetëm një moment
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Robben paralajmëron Bayernin: Reali nuk vdes kurrë, mjafton vetëm një moment
New Project (87)
15/04/2026 - 16:29
Linku u kopjua

Legjenda e futbollit holandez dhe ish-lojtari i të dyja skuadrave, Arjen Robben, ka dhënë një intervistë për faqen zyrtare të klubit gjerman (fcbayern.com) përpara duelit të madh në Champions League.

Ndonëse e sheh Bayernin si një "makinë të vajosur mirë", Robben ka kërkuar kujdes maksimal ndaj "Mbretërve" të Madridit.

"Në futboll, me një ndeshje nuk përfundon kurrë, dhe Real Madridi është shembulli më i mirë për këtë. Edhe nëse mendon se je në avantazh 2-0 dhe gjithçka po shkon mirë, ata mund të shënojnë një gol nga asgjëja. Jam i mbresëlënë nga fakti se si ata qëndrojnë gjithmonë të qetë; rrinë në mbrojtje dhe papritur të godasin me kundërsulm. Ndonjëherë u mjaftojnë vetëm një ose dy momente," u shpreh Robben.

Duke folur për aurën e veçantë të klubit spanjoll, ai shtoi se cilësia individuale e Realit mbetet kërcënimi kryesor:

"Njerëzit flasin gjithmonë për Realin sepse është një klub gjigant në shkallë globale. Kanë fituar më së shumti tituj të Champions League dhe kjo i thotë të gjitha. Ata kanë shumë cilësi individuale, ndaj duhet të jesh i fokusuar për 95 minuta. Nëse Bayerni ia del ta bëjë këtë, besoj se do të fitojë, por kundër Realit nuk mund të lëshosh pe për asnjë sekondë."

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026