Prishtina mposht Vëllaznimin në një ndeshje me shumë gola
Dëgjoje me zë...
Prishtina mposht Vëllaznimin në një ndeshje me shumë gola
Prishtina ka siguruar një fitore mjaft të rëndësishme në kuadër të xhiros së 27-të të Superligës së Kosovës në hendboll, duke mposhtur Vëllaznimin në Pallatin e Rinisë me rezultatin 39:36.
Ndeshja u karakterizua nga një efikasitet i lartë i të dyja skuadrave, ku për kryeqytetasit shkëlqyen Egzon Ademi me tetë gola, si dhe Albi Gjuka e Oltion Beshiri me nga shtatë të tillë.
Tek gjakovarët, Ardi Halili ishte i pandalshëm me 10 gola, i ndjekur nga Çlirim Rama me nëntë, por që nuk mjaftuan për të shmangur humbjen.
Me këto dy pikë të reja, Prishtina ngjitet në pozitën e gjashtë me 17 pikë, duke parakaluar përkohësisht Trepçën.
Në anën tjetër, Vëllaznimi mbetet në vendin e katërt me 22 pikë, vetëm një më shumë se Llapi i vendit të pestë, duke e bërë garën për pozitat e larta edhe më interesante në prag të fazës finale të kampionatit.
KosovaPress