Mesfushori i Anglisë, Jude Bellingam, këmbënguli se barazimi me Ganën të martën mund të jetë një përgatitje e vlefshme për sfidat që i presin në Kupën e Botës.
Pavarësisht së dominoi në posedim të topit dhe krijoi raste të shumta në stadiumin e Bostonit, Anglia nuk ishte në gjendje të thyente skuadrën e Ganës, e cila u mbrojt me vondosmëri dhe kërcënoi në mënyrë të rrezikshme.
“Nuk do të luajmë vetëm kundër ekipeve nga Evropa ose atyre me të cilat jemi mësuar. Është e mrekullueshme të jesh në gjendje të luash kaq herët kundër një kundërshtari të fortë nga Afrika që parqet kërcënime krejtësisht të ndryshme, dhe e patë këtë sot”, tha Bellingham.
Anglia hyri në ndeshje duke e ditur se fitorja do t’i siguronte vendin në fazat eliminatore, përkrah skuadrave favorite të Kupës së Botës, Argjentinës, Francës dhe Gjermanisë. Në vend të kësaj, ata mbeten të frustruar pasi dështuan të shënonin gola.Ndërkohë, Kane pati shansin më të mirë të ndeshjes në minutën e 86-të, por gjuajtja e tij përfundoi vetëm sipër traversës pasi lojtari zëvendësues Nico O’Reilly goditi traversën me kokë. Bellingham këmbënguli se nuk kishte panik brenda dhomës së zhveshjes.
Anglia do ta ketë fokusin tek Panamaja në ndeshjen e fundit të grupit, ku një fitore do të garantonte kalimin në fazat eliminatore.