Amzil është zgjedhur MVP i ndeshjes Trepça-Bashkimi
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Amzil është zgjedhur MVP i ndeshjes Trepça-Bashkimi
Projekti Ri (1)
11/05/2026 - 18:41
Linku u kopjua

Mustapha Amzil është shpallur lojtari më i mirë i ndeshjes ndërmjet Trepçës dhe Bashkimit, duke u përzgjedhur si MVP nga votat e publikut në rrjetet sociale të FBK-së.

Amzil, i cili ishte gjithashtu heroi i Kupës së Kosovës, shkëlqeu në parket me një paraqitje mbresëlënëse prej 21 pikësh, 14 kërcimesh dhe tri asistimesh.

Ky vlerësim konfirmon formën e tij të jashtëzakonshme dhe rolin kyç që po luan në sukseset e skuadrës mitrovicase në këtë fazë vendimtare të kampionatit.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026