Rekord i ri i çmimit të naftës në Kosovë, MINT-i rivendos çmimet maksimale
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Rekord i ri i çmimit të naftës në Kosovë, MINT-i rivendos çmimet maksimale
Foto Ilustruese
04/04/2026 - 15:10
Linku u kopjua

Një rekord i ri i çmimit të naftës në Kosovë ka arrit sot me 1 euro e 94 centë për një litër naftë, raportojnë disa qytetarë për KosovaPress. Derisa, Ministria Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) bën të ditur se sot ka hyrë në fuqi vendimi për përcaktimin e marzhës së derivateve në Kosovë.

Sipas njoftimit, ministrja Mimoza Kusari-Lila ka nënshkruar këtë vendim, i cili synon mbrojtjen e konsumatorëve dhe garantimin e konkurrencës së drejtë në tregun vendor. Vendimi, i marrë më 3 prill 2026, ka hyrë në fuqi të shtunën, më 4 prill, një ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare.

Sipas MINT, vendimi vjen si rezultat i monitorimit të vazhdueshëm të tregut të derivateve përmes të dhënave të Doganës së Kosovës dhe raporteve të Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut. Autoritetet kanë konstatuar se ndryshimet në çmimet e importit shpesh janë reflektuar menjëherë në rritje të çmimeve për konsumatorët.

“Sipas të dhënave aktuale: Nafta importohet me çmim prej 1.77 euro për litër dhe mund të shitet deri në 1.91 euro për litër. Benzina (1.30) hyn në doganë me 1.30 euro për litër dhe arrin deri në 1.44 euro për litër në tregun vendor”, thuhet në njoftim.

Me vendimin e ri janë përcaktuar marzhet maksimale të lejuara: Shitja me shumicë: deri në 2 eurocent për litër, shitja me pakicë: deri në 12 eurocent për litër.

Institucionet kanë paralajmëruar mbikëqyrje të shtuar në terren nga Inspektorati i Tregut, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, Administratën Tatimore dhe Autoritetin e Konkurrencës.

Sipas MINT-it, inspektorët tashmë janë aktivë në monitorimin e zbatimit të vendimit, ndërsa MINT u ka bërë thirrje operatorëve ekonomikë që ta respektojnë atë në mënyrë rigoroze.

Autoritetet kanë paralajmëruar se çdo shkelje do të ndëshkohet, përfshirë edhe në mënyrë retroaktive.

MINT sikur një muaj më parë, edhe vitet e kaluara kishte marrë vendim për përcaktimin e marzhës së derivateve në Kosovë.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026