Ganimete Musliu për Kurtin: Me këta çlirimtarë e përshëndesim zullumqarin që i ka bërë zullum këtij vendi
5-Fifth
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Ganimete Musliu për Kurtin: Me këta çlirimtarë e përshëndesim zullumqarin që i ka bërë zullum këtij vendi
musliu1234
28/05/2026 - 20:43
Linku u kopjua

Kandidatja për deputete nga radhët e Partise Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu i dërgon “të fala” kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, nga sheshi i “çlirimtarëve” në sheshin e “zullumqarëve” në Ferizaj.

Në të njëjtën kohë edhe Partia Demokratike e Kosovës, por edhe Lëvizja Vetëvendosje do të bëjnë hapjen e fushatës zgjedhore në Ferizaj.

E pyetur nga KosovaPress se cila parti do të ketë më shumë qytetarë, Musliu tha se Ferizaj i Agim Aliut do të mbështesë PDK-në.

“Më shumë qytetarë do të ketë Ferizaj në radhë të parë, Ferizaj i Agim Aliut dhe ferizajasit e tij. I pres të gjithë të mblidhen sonte këtu në sheshin e Ferizajt dhe ta mbështesin fuqishëm programin shtetndërtues… Asnjëhëre, prej neve jo. Është mirë të respektohen vendimet zyrtare dhe jo thashethemet. Përleshjet i kemi lënë në vitin 1999”, tha Musliu.

Sipas Musliut, kryeministri në detyrë Kurti po flet në gjuhën e Agim Bahtirit, pa ide e pa projekte.

Për deklaratën e Kurtit se “nuk ka edhe çlirimtar, edhe zullumqar” ajo u shpreh se Kurti është ai që i ka bërë “zullum” këtij vendi.

“Fatkeqësisht, kundërshtari ynë politik dhe i Kosovës, është në panik dhe e keni parë se nuk flet për ide e as projekte, ai flet në gjuhën e Agim Bahtirit.. Ai e ka thënë të vërtetën, sepse botërisht dihet se ai nuk është çlirimtar se po të ishte do të ishte e ditur. Me këta çlirimtarë e përshëndesim zullumqarin që i ka bërë zullum këtij vendi. Edhe sot nga ky shesh i çlirimtarëve e përshëndesim në sheshin tjetër zullumqarin”, tha Musliu.

E pyetur se a mund të ketë përsëri zgjedhje nëse pas rezultatit të 7 qershorit nuk zgjedhet presidenti tha se “nuk është Nastradin si Kurti”.

Ajo pret që qytetarët të bëjnë zgjedhje.

“Unë nuk jam Nastradin si Kurti. Pres që qytetarët të bëjnë zgjedhje, me dhënë votën, me ushtruar të drejtën e tyre dhe t’i japin Kosovës institucione”, tha ajo.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026