​Perez po kryeson bindshëm në zgjedhjet për president të Real Madridit
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
​Perez po kryeson bindshëm në zgjedhjet për president të Real Madridit
Perez
07/06/2026 - 15:49
Linku u kopjua

Zgjedhjet presidenciale të Real Madridit po zhvillohen këtë të diel në një garë që konsiderohet historike për klubin madrilen. Për herë të parë pas dy dekadash, anëtarët e klubit kanë mundësinë të zgjedhin mes dy kandidatëve për postin e presidentit, Florentino Pérez dhe Enrique Riquelme.

Procesi i votimit po mbahet në Real Madrid City në Valdebebas, ndërsa gazeta sportive MARCA po realizon një sondazh në kohë reale me anëtarët që paraqiten në qendrat e votimit.

Sipas përditësimit të publikuar në orën 15:00, Florentino Pérez gëzon mbështetjen e 64.55 për qind të të anketuarve, ndërsa Enrique Riquelme ka marrë 35.45 për qind të mbështetjes.

MARCA ka bërë të ditur se rezultatet e sondazhit do të përditësohen çdo orë gjatë ditës, duke ofruar një pasqyrë të vazhdueshme të disponimit të anëtarëve të klubit para shpalljes së rezultateve zyrtare.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026