Referendumi, Sali Berisha sërish në krye të PD-së
Rajoni
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Referendumi, Sali Berisha sërish në krye të PD-së
Sali Berisha është rikonfirmuar nga demokratët për një mandat tjetër në krye të Partisë Demokratike në Shqipëri.
Megjithëse rezultati përfundimtar nuk është bërë ende i ditur nga selia blu, raportimet e gazetarëve të Top Channel nëpër rrethe tregojnë se Berisha ka marrë më shumë se 90% të votave të demokratëve në referendumin e thirrur nga PD-ja.
Zgjedhjet megjithëse nuk shënuan ndonjë problematikë u karakterizuan nga një pjesëmarrje e ulët, veccanërisht në degët e vogla, shkruan TCH, transmeton KosovaPress.
Pas nisjes së procesit të votimit, Albana Vokshi tha se ishin ftuar 51 mijë demokratë për të votuar, 24 mijë më pak se sa në 2021 kur PD-ja zhvilloi për herë të fundit zgjedhje në kohë “paqeje” brenda saj, përpara se të përballej me kalvarin e gjyqeve dhe çarjen e partisë kur Sali Berisha u përjashtua nga grupi parlamentar.
Emri i Berishës ishte i vetmi në fletën e votimit, pasi demokratët vendosën të përjashtojnë nga gara pesë kandidatë të tjerë që depozituan dokumentacionin për t’u përfshirë në zgjedhje.