Elmi Reçica: Qeveria Kurti ka bllokuar projektin e ujëmbledhësit në Jezerc
Zgjedhjet 2026
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Elmi Reçica: Qeveria Kurti ka bllokuar projektin e ujëmbledhësit në Jezerc
Elmi reçica 4
03/06/2026 - 20:05
Linku u kopjua

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Elmi Reçica, ka akuzuar Qeverinë Kurti për bllokimin e projekteve zhvillimore në Ferizaj, duke veçuar projektin e ujëmbledhësit në Jezerc.

Në një reagim publik, Reçica ngriti pyetjen se si është penguar zhvillimi i Ferizajt gjatë mandatit të qeverisë aktuale, duke paralajmëruar publikimin e një serie sqarimesh lidhur me këtë çështje.

Sipas tij, një nga projektet që nuk ka avancuar është ai i ujëmbledhësit në Jezerc, i cili konsiderohet me rëndësi për furnizimin me ujë dhe zhvillimin e zonës.

Reçica ka kritikuar ekzekutivin për, siç tha ai, mungesën e mbështetjes dhe vonesat në realizimin e investimeve strategjike për komunën e Ferizajt.

Ai ka paralajmëruar se në ditët në vijim do të publikojë edhe pjesë të tjera të analizës së tij mbi projektet që, sipas tij, janë bllokuar gjatë qeverisjes së Albin Kurtit.

Këto deklarata u bënë në kuadër të një serie reagimesh të kandidatit të PDK-së mbi zhvillimin ekonomik dhe infrastrukturor të Ferizajt.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026