Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar lidhur me aktivitetet që janë duke u zhvilluar në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) dhe Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat janë mbajtur më 7 qershor 2026.
Sipas Zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, deri më tani (e enjte, 11 qershor 2026, ora 10:00) procesi i verifikimit dhe numërimit ka përfunduar në 28 Qendra Komunale të Numërimit. Ndërkaq, siç ka bërë të ditur ai, numri i përgjithshëm i vendvotimeve të procesuara dhe që i takojnë të gjitha QKN-ve (38) është 2,118 nga 2,498 vendvotime apo 84.79%”.
Fushë Kosovë (56/62); Suharekë (73/86); Vushtrri (79/89); Mitrovicë e Jugut (98/100); Podujevë (103/103); Gjilan (80/127); Gjakovë (116/144); Ferizaj (126/146); Prizren (133/232); dhe Prishtinë (107/262).
Ndërkaq, Qendrat Komunale të Numërimit të cilat kanë përfunduar këto aktivitete janë:E martë, 9 qershor, deri në orën 16:00: 6. Zubin Potok (15/15); 7. Zveçan (11/11); 8. Kllokot (8/8); dhe 9. Novobërdë (23/23); 10. Obiliq (34/34); 11. Shtime (33/33); 12. Ranillug (10/10); dhe 13. Mitrovicë Veriu (21/21).
E mërkurë, 10 qershor, deri në orën 16:00: 14. Deçan (48/48); 15. Dragash (57/57); dhe 16. Kamenicë (46/46); 17. Graçanicë (33/33); 18. Klinë (62/62); 19. Viti (62/62); 20. Kaçanik (44/44); 21. Rahovec (75/75); dhe 22. Leposaviq (25/25).
Pas përfundimit të numërimit të çdo vendvotimi, të dhënat janë duke u transmetuar në platformën e KQZ-së për rezultate: https://resultsparliamentary2026.kqz-ks.org