Real Madrid zyrtarizon transferimin e Bernardo Silvës
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Real Madrid zyrtarizon transferimin e Bernardo Silvës
New Project - 2026-06-17T122250.350
17/06/2026 - 14:23
Linku u kopjua

Real Madridi ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e mesfushorit të Manchester Cityt, Bernardo Silva.

31-vjeçari i bashkohet gjigantit spanjoll si lojtar i lirë, pasi kontrata e tij me anglezët skadon në fund të këtij muaji.

Portugezi ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare që do ta mbajë atë në "Santiago Bernabeu" deri në verën e vitit 2028. Klubi madrilen e konfirmoi marrëveshjen përmes një komunikate zyrtare:

"Real Madrid CF dhe Bernardo Silva kanë arritur një marrëveshje sipas së cilës ai do të jetë lojtar i Real Madridit për dy sezonet e ardhshme, deri më 30 qershor 2028."

Bernardo Silva lë pas një epokë të artë te Manchester City, ku luajti 460 ndeshje, shënoi 76 gola, dhuroi 77 asistime dhe fitoi çdo trofe të mundshëm, duke përfshirë gjashtë tituj të Premier Ligës dhe një Champions League.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026