Superkupa Kosovë-Diasporë do të mbahet në Zvicër
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Superkupa Kosovë-Diasporë do të mbahet në Zvicër
New Project (27)
07/05/2026 - 18:29
Linku u kopjua

Të shtunën, më 9 maj, stadiumi "Stade des Arbères" do të jetë qendra e shqiptarëve në Zvicër, ku do të zhvillohet ndeshja tradicionale e Superkupës Kosovë-Diasporë.

Ky takim, i organizuar sipas kalendarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, do të vërë përballë fituesin e Kupës së Kosovës me ekipin e Kosova-Gjenevës, fitues i Kupës së Diasporës.

Për skuadrën e Kosovës, kjo është hera e dytë që lufton për këtë trofe, pasi në vitin 2023 arriti të shpallej kampione ndaj ekipit Kastrioti Stukenbrock.

Më shumë se një garë sportive, kjo përballje që nis në orën 16:30 simbolizon unitetin dhe lidhjen e fortë mes Kosovës dhe mërgatës përmes futbollit, duke premtuar një atmosferë festive dhe vëllazërore në tribuna.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026