Raportohet se Milan Radoiçiq u pa në tubimin e Vuçiqit me mbështetësit e SNS-së
Rajoni
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Raportohet se Milan Radoiçiq u pa në tubimin e Vuçiqit me mbështetësit e SNS-së
Radoiciq
29/06/2026 - 15:30
Linku u kopjua

Milan Radoiçiq, i cili ka marrë përgjegjësinë për sulmin e armatosur në Banjskë në shtator të vitit 2023, është parë në tubimin e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, me mbështetësit e Partisë Përparimtare Serbe (SNS).

Pamjet që po qarkullojnë në rrjetet sociale dhe në disa faqe nacionaliste serbe e shfaqin Radoiçiqin në mesin e pjesëmarrësve në tubimin e organizuar nga SNS-ja, transmeton KosovaPress.

Radoiçiq mori përgjegjësinë për sulmin e 24 shtatorit 2023 në fshatin Banjskë të Zveçanit, ku u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku dhe u plagosën dy të tjerë.

Autoritetet e Kosovës e kërkojnë Radoiçiqin për një sërë veprash penale, përfshirë terrorizëm dhe cenim të rendit kushtetues, ndërsa ai vazhdon të qëndrojë në Serbi.

Prania e tij në tubimin e presidentit Vuçiq ka nxitur reagime në opinion, duke rikthyer vëmendjen te lidhjet ndërmjet Radoiçiqit dhe strukturave politike në Serbi.

Deri më tani, autoritetet serbe nuk kanë reaguar lidhur me raportimet për praninë e tij në këtë tubim.

Kujtojmë se bashkësia ndërkombëtare ka apeluar disa herë që përgjegjësitë e sulmit terrorist në Banjske të Zveçanit të dalin para drejtësisë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026