Pasditja sjell reshje lokale dhe bubullima, IHMK paralajmëron mundësi për breshër në disa zona
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Pasditja sjell reshje lokale dhe bubullima, IHMK paralajmëron mundësi për breshër në disa zona
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar se gjatë orëve të mesditës dhe pasdites së sotme në disa pjesë të vendit pritet të zhvillohen vranësira, të shoqëruara me reshje lokale shiu dhe shkarkesa rrufesh.
Sipas njoftimit të IHMK-së, në zona të izoluara nuk përjashtohet mundësia e rrebesheve më intensive, erërave të përkohshme të fuqishme dhe paraqitjes së breshrit, transmeton KosovaPress.
Instituti thekson se reshjet do të kenë karakter lokal dhe nuk do të përfshijnë të gjithë territorin e Kosovës. Si rrjedhojë, në disa rajone mund të ketë stuhi afatshkurtra, ndërsa në pjesë të tjera moti do të mbetet kryesisht i thatë.
Po ashtu, erërat nga veriperëndimi pritet të jenë të lehta deri mesatare, por do të fuqizohen përkohësisht në zonat ku zhvillohen proceset stuhore.
IHMK u rekomandon qytetarëve të ndjekin njoftimet dhe përditësimet zyrtare të motit, si dhe të tregojnë kujdes gjatë qëndrimit në ambiente të hapura në rast të paraqitjes së bubullimave, erërave të forta ose reshjeve intensive.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.