Raporti i shoqërisë civile evidenton mangësi institucionale për të drejtat e njeriut
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Raporti i shoqërisë civile evidenton mangësi institucionale për të drejtat e njeriut
Grate
26/05/2026 - 11:04
Linku u kopjua

Për të shtatin vit më radhë Rrjeti për të Drejtat e Njeriut ka lansuar Raportin e Shoqërisë Civile për të drejtat e Njeriut.

Sipas drejtoreshës ekzekutive të YIHR në Kosovë, Marigona Shabiu ky raport ofron një pasqyrë të disa mangësive institucionale në raport me të drejtat e njeriut.

Ajo tha se ky raport është realizuar nga inputet e 42 organizatave që kanë te bëjnë me të drejtat e njeriut.

Basri Kastrati, zv. Avokat i Popullit tha se ky raport është i rëndësishëm edhe për ta ndihmuar realizimin e raportit të Avokatit të Popullit

Ndërkohë drejtori i zyrës për qeverisje të mirë tha see të gjitha ato rekomandime që reflektojnë në këtë raport do të kthehen në veprime që mund t'i ndërmarrim si institucion.

Ndërkaq Jerome Bouyjou, Shef i të drejtave të njeriit ne UMNK-ut dhe përfaqësues i Komisionerit të Lartë të OKB-së për të drejtat e njeriut theksoi se ky raport është i rëndësishëm për shkak të përfshirjes së të drejtave të grupeve specifike si gratë, fëmijët dhe grupe të tjera.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026