Në 27-vjetorin e rënies së dëshmorëve dhe martirëve në fshatin Doganaj, është mbajtur akademi përkujtimore, ku janë nderuar të rënët për liri.
Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Selajdin Troni tha se sakrifica e dëshmorëve, vuajtja e martirëve dhe gjaku i fëmijëve të pafajshëm nuk mund të harrohen kurrë.
Në emër të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, veterani Fahri Demnika tha se e vërteta për krimet e kryera në Kosovë nuk duhet shtrembërohet e as harrohet.
“Në atë ditë të errët forcat ushtarake policore serbo-malazeze ushtruan një dhunë të pamëshirshme ndaj popullit të pafajshëm, u sulmuan fshatrat Sllatinë, Cakaj... atë ditë u vranë 14 civilë, që tash u shndërruan në martirë. Ëndrrat e shuara ishin para kohe, po atë ditë ranë heroikisht edhe dy luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duke mos kursyer edhe jetën për liri, ndërsa një tjetër edhe u plagos. Sot nuk jemi këtu vetëm për t’i kujtuar por edhe për të dëshmuar se ajo që ndodhi nuk do të harrohet kurrë. Ne si veteranë e dimë çmimin e lirisë, e dimë çfarë do të thotë të luftosh me sakrificë dhe me besim të palëkundur, e dimë se çdo hap drejt lirisë është i larë me gjakun e dëshmorëve dhe martirëve. Këta njerëz nuk janë vetëm kujtim, ata janë edhe amanet për brezat që vijnë”, u shpreh ai.“Sot ndjehem i përulur dhe i nderuar të kujtojë vlerat e prindit tim doktor Vesel Elezit dhe 18 burrave dhe djemve të këtij fshati që dhanë më të vlefshëm e vendit tonë – jetën. Duke kujtuar gjeneratat e reja dhe mundësitë për të ardhmen tonë. Gjithashtu dua të falënderojë gjithë të pranishmit përmes, më falni për emocionet... faleminderit për një fjalë rasti”, tha ai.
Të pranishëm në këtë manifestim përkujtimor kanë qenë edhe familjarë të martirëve, veteranë të luftës e përfaqësues të komunës.