Rama pritet nga Mitsotakis: Po punojmë për marrëveshje të re partneriteti strategjik
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Rama pritet nga Mitsotakis: Po punojmë për marrëveshje të re partneriteti strategjik
Rama-pritet-nga-Mitsotakis1234
22/04/2026 - 18:17
Linku u kopjua

Kryeministri Edi Rama u prit sot në një takim në Athinë nga kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis.

Kryeministri Rama vlerësoi se me “kryeministrin Mitsotakis e lidh një miqësi e posaçme e farkëtuar në rrugën e përbashkët të ambicies për të modernizuar vendet tona dhe për t’i ngritur marrëdhëniet shqiptaro-greke në një nivel të ri”.

“Përgjatë kësaj rruge jo vetëm momentet më të mira, po edhe ato më të vështirat janë karakterizuar gjithnjë nga komunikimi plot respekt e pa dorashka, ndërkohë që po punojmë për kapërcimin përfundimtar të të gjitha çështjeve të mbartura mes dy shteteve, për të dalë nga ky vit me një marrëveshje të re partneriteti strategjik”, u shpreh Rama.

Kryeministri Rama ndodhet për një vizitë pune treditore (21-23 prill) në Greqi, me ftesë të Forumit Ekonomik të Delfit (DEF XI).

Forumi Ekonomik i Delfit, një platformë ndërkombëtare e nivelit të lartë, çdo vit bën bashkë liderë politikë, përfaqësues të biznesit, akademikë dhe ekspertë nga e gjithë bota për të diskutuar sfidat kryesore globale, për të nxitur dialogun ndërkombëtar, për të shkëmbyer ide dhe për të kontribuar në hartimin e politikave që promovojnë zhvillimin e qëndrueshëm dhe bashkëpunimin rajonal e global, transmeton ATSH.

Gjatë punimeve të Forumit, do të nënshkruhet në një ceremoni të veçantë, Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Korporatës Shqiptare të Investimeve (AIC) dhe Hellenic Corporation of Assets and Participations.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026