Rama për lirimin e banesave të Komunës: Prona publike s’mund të uzurpohet, as të trajtohet si private
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Rama për lirimin e banesave të Komunës: Prona publike s’mund të uzurpohet, as të trajtohet si private
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, njoftoi për një aksion të Drejtorisë së Pronës në kryeqytet për të liruar banesat që janë pronë e Komunës, që janë shfrytëzuar në mënyrë të jashtëligjshme, pa kontrata dhe pa bazë ligjore.
Rama tha se prona e komunës s’mund të trajtohet si private dhe se është detyrim të mbrohet e të kthehet nën menaxhim të ligjit.
Postimi i plotë:
PO LIROHEN BANESAT KOMUNALE!
Po vazhdojmë me vendosmëri lirimin e banesave komunale që për vite me radhë janë shfrytëzuar në mënyrë të paligjshme, pa kontrata dhe pa bazë ligjore.
Prona publike nuk mund të uzurpohet e as të trajtohet si pronë private. Detyrimi ynë është ta mbrojmë, ta kthejmë në funksion të ligjit dhe ta menaxhojmë me përgjegjësi e transparencë.
Kryeqyteti do të vazhdojë të veprojë pa kompromis ndaj çdo uzurpimi të pronës komunale!
Video e rrallë, përplasja e Rugovës me një gazetare franceze për shkak të shkuarjes në Beograd: Duhet të jeni më njerëzore…
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.