Radio Romano Avazo, apo në shqip Zëri i Romëve, është një media lokale në Prizren e cila filloi së transmetuari në vitin 2007 falë angazhimit të shoqërisë civile dhe veprimtarit të komunitetit rom Nexhip Menekshe me qëllim informimin e komuniteteve pakicë në gjuhën e tyre.
Muzikë, emisione argëtuese e edukative si dhe debate me tema të ndryshme të cilat lidhen me problemet e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në komunën e Prizrenit, mund të dëgjohen gjatë 24 orëve program të kësaj radioje.“Besoj që i jep shumë zë për shkak se është radio e vetme në Kosovë e cila transmetohet 24 orë dhe mund të ketë qasje drejtpërdrejt në lajme ditore apo të gjitha gjërat që ndodhin aktualisht në Kosovë për të informuar në gjuhën e tyre”, tha Misini.
Misini tregon se organizojnë katër debate në muaj me tema të ndryshme të cilat prekin interesat e qytetarëve të komuniteteve pakicë në Prizren.Shyret Hoxhaj, aktiviste nga komuniteti rom, e cila kohë pas kohe angazhohet edhe në Radion Zëri i Romëve, thotë se ka mësuar shumë gjatë punës së saj në këtë media por të në të njëjtën kohë ka trajtuar tema që i shërbejnë të rinjve të komuniteteve.
“Kam mbajtur disa emisione me tema të ndryshme ku si të intervistuar kemi pasur nga komuniteti rom, apo komuniteti ashkali dhe egjiptian, kemi pasur edhe nga komuniteti shumicë shqiptar, ku temat kanë qenë të ndryshme me interes së Komunës së Prizrenit. Për mua ka qenë një përvojë shumë e mirë sa kam punuar dhe vazhdoj të punoj me një ekip profitabil ku vazhdoj të mësoj më shumë për mediat lokale ku kam dëshirë të madhe që të vazhdoj të punoj me ta.
Megjithatë, Radio “Romano Avazo” është munduar që t’i përshtatet ndryshimeve të tregut mediatik duke mundësuar që programi i saj të dëgjohet edhe online përmes uebfaqes zyrtare dhe faqes në Facebbook.
“Uebfaqja në Facebook është më aktive ku kanë mundësi apo qasje komuniteti rom për të parë gjithçka postojnë ministritë, Ministria e Komuniteteve dhe Kthim, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ku i marrim lajmet nga gjuha shqipe i përkthejmë në gjuhën rome ku kemi bashkëpunim edhe me mediat e tjera ku i përkthejmë të gjitha lajmet”, tha Misini.
Radio Zëri i Romëve mund të gjendet në Facebook me emrin Radio Romano Avazo apo edhe në frekuencat lokale në Prizren 107.3 MHz.