Afaristi Muharrem Salihu nga Roma ngriti çështjen e të drejtave të shqiptarëve në Luginë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Afaristi Muharrem Salihu nga Roma ngriti çështjen e të drejtave të shqiptarëve në Luginë
Muharrem Salihu
28/06/2026 - 19:36
Linku u kopjua

Të drejtat e shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc duhet të jenë pjesë e diskutimeve në forumet ndërkombëtare, ka deklaruar afaristi dhe humanisti Muharrem Salihu gjatë galasë ndërkombëtare të bamirësisë “Nessuno si salva da solo”, të organizuar nga ELTIQ në Romë.

Në fjalimin e tij, Salihu trajtoi sfidat me të cilat përballen shqiptarët në Luginën e Preshevës, duke veçuar diskriminimin institucional, fenomenin e pasivizimit të adresave, nevojën për mbrojtjen e të drejtave themelore të njeriut dhe rëndësinë e respektimit të standardeve evropiane.

Ai theksoi se stabiliteti afatgjatë i Ballkanit ndërtohet mbi barazinë, drejtësinë dhe respektin reciprok, ndërsa e ardhmja e rajonit, sipas tij, është e pandashme nga procesi i integrimit në Bashkimin Evropian.

Salihu bëri të ditur se gala mblodhi përfaqësues të institucioneve italiane dhe ndërkombëtare, diplomatë, akademikë, personalitete të biznesit, përfaqësues të Selisë së Shenjtë dhe të shoqërisë civile.

“Zëri i Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit duhet të dëgjohet në çdo forum ndërkombëtar. Kjo nuk është vetëm një çështje e të drejtave të shqiptarëve, por një provë e vlerave mbi të cilat është ndërtuar Evropa”, ka shkruar Salihu pas aktivitetit.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026