Qelaj: Dhuna seksuale ndaj fëmijëve është çështje nacionale, kërkohet veprim urgjent
Intervista
Lexohet për: 3 min.
1 javë më parë
Linku u kopjua

Avokati i Popullit, Naim Qelaj i konsideron shqetësuese për vendin rastet e dhunimeve seksuale të të miturave. Ai kërkon vëmendje të shtuar institucionale, por edhe veprime konkrete nga autoritetet përgjegjëse.

Qelaj në intervistën për KosovaPress, flet edhe për mohimin e pensioneve të dyfishta për kategoritë e caktuara. Po ashtu, ai nuk ka shpresa se Kodi Civil do të marrë ditën e gjelbër edhe në legjislaturën e ardhshme.

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për ngritjen e pagave për punëtorët e sektorit publik, e ka gëzuar Avokatin e Popullit, por sipas tij, për sa kohë që ka dilema për përputhshmërinë me Kushtetutën, ekziston mundësia që edhe ky vendim të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese.

Ai thekson se rritja e pensioneve për 20%, e cila ka ndodhur nga muaji i kaluar, nuk i plotëson nevojat për këtë kategori.  

Sa i takon rasteve të dhunimeve seksuale, ku viktima janë vajzat e mitura, Qelaj konsideron se masat e ndërmarra deri tani nuk po japin rezultate.

Prandaj, për këtë çështje kërkon diskutim dhe veprime në nivel nacional.

Avokati i Popullit, Naim Qelaj tha se mohimi i pensionit të dyfishtë për disa kategori është në kundërshtim me të drejtat e njeriut dhe ligjin.

Ai madje e vlerëson urgjente ndërhyrjen e ekzekutivit për rregullimin e kësaj çështje.

Për Avokatin e Popullit mosmbështetja e Kodit Civil nga legjislatura aktuale është problematike.

Naim Qelaj thekson që ky Kod Civil do të jetë sfidues edhe për legjislaturën e ardhshme.

Sipas tij, mosvotimi i këtij kodi, i cili i mungon legjislacionit kosovarë dëmton avancimin e të drejtave të njeriut dhe sundimin e ligjit në vend.

Për KosovaPress, Avokati i Popullit, Naim Qelaj ndau edhe qëndrimin e tij lidhur me ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë nga ana e ekzekutivit, për çka tha se kjo është e papranueshme dhe ndikon në reformën në drejtësi.

Avokati i Popullit, Naim Qelaj konsideron se gjatë vitit 2024 ka një rënie të lehtë të zbatimit të rekomandimeve të dala nga ky institucion. Derisa theksoi se qytetarët e Kosovës e kanë rritur besueshmërinë ndaj Avokatit të Popullit.

Kujtojmë që raporti i Avokatit të Popullit për vitin 2022 nuk e mori ditën e gjelbër nga Kuvendi i Kosovës.  

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024