Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që nga 29 gushti ka hapur periudhën e aplikimit për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës.
Gjatë kësaj kohe, për gati 42 ditë, ky institucion ka regjistruar 6,240 shtetas të Kosovës për të votuar në përfaqësi diplomatike apo përmes postës.
Regjistrimi i votuesve është duke u bërë përmes platformës elektronike http://diapsora.kqz-ks.org.
Sipas ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, votuesit, në momentin e regjistrimit mund të përcaktohen individualisht për mënyrën e votimit: të votojë fizikisht në njërën nga përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës; duke dërguar fletëvotimin përmes postës në kutinë postare të KQZ në Kosovë dhe duke dërguar fletëvotimin përmes postës në një nga kutitë postare të hapura nga KQZ jashtë Kosovës.“Nga 6,240 aplikime të aprovuara, 2,062 shtetas të Kosovës janë regjistruar për të votuar fizikisht në përfaqësi diplomatike, 738 janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare të KQZ-në në Kosovë dhe 3,440 janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare jashtë Kosovës”, njoftoi Elezi.
Më tej, sipas Elezit, në bazë të vendimit të KQZ-së, votimi në përfaqësi diplomatike, i cili do të organizohet për herë të parë në historinë elektorale të Kosovës, do të mbahet në 22 shtete të ndryshme.
http://diapsora.kqz-ks.org/?fbclid=IwY2xjawF2SrZleHRuA2FlbQIxMAABHUouT8-mhUTh_F_K9Qr3ibPwAdFJteum7w_TMJ4zkeNgxDvVSCqj-aQEIA_aem_F9FqI0wYazTE65gVhNt8WQ