Ligji i ri për tatimin në pronë, ja çfarë i pret bizneset nga viti i ardhshëm
Intervista
Lexohet për: 2 min.
Bizneset
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Ligji i ri për tatimin në pronë nga 1 janari i vitit të ardhshëm, pritet t’i godet edhe bizneset, kryesisht ato të mesme dhe të mëdha, pasi do të ketë ngritje të tatimit për dyfish apo trefish më shumë.

Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi në një intervistë për KosovaPress, thotë se pas amandamentimit të ligjit, vitin e kaluar nga Qeveria e Kosovës, qytetarët tashmë kanë vënë re rritje të faturave të tatimit mbi pronë. Megjithatë, ai nënvizoi se problematika do të theksohet më tej për bizneset, të cilat do të përballen me një rritje të konsiderueshme të tatimit në pronë.

Ai shpjegon se me hyrjen në fuqi të shkallës tatimore progresive, bizneset e mesme dhe të mëdha mund të përballen me rritje të tatimit që arrin deri në dyfishin ose trefishin e vlerës aktuale.

Ibrahimi ngriti shqetësime se kjo rritje e tatimit do të ndikojë drejtpërdrejt në ekonominë e Kosovës, duke e shtyrë biznesin të rrisë çmimet e qirave dhe duke reduktuar numrin e punonjësve. Ai akuzoi Ministrinë e Financave për mungesë transparence dhe për moskonsultimin me komunat për këto ndryshime.

Në anën tjetër, ai paralajmërojë se rritja e tatimit do të ndikojë negativisht edhe në inkasimin e tatimeve nga komunat, pasi çdo pronë që nuk kalon vlerën e 30 mijë eurove nuk do të tatohet.

KosovaPress ka dërguar pyetje edhe në Ministrinë e Financave lidhur me këtë çështje, mirëpo të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje deri në publikimin e kësaj teme.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024