PZAP gjobit Vetëvendosjen për pjesëmarrjen e fëmijëve në fushatë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
PZAP gjobit Vetëvendosjen për pjesëmarrjen e fëmijëve në fushatë
Lëvizja Vetëvendosje u gjobit me 5100 euro nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, për shkak të pjesëmarrjes së fëmijëve në fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 7 qershorit.
PZAP-ja njoftoi se ankesa është bërë nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe organizata joqeveritare Instituti i Kosovës për Drejtësi.
Vetëvendosje në Vushtrri më 30 maj kishte ftuar në skenë një vajzë të mitur që ka recituar para pjesëmarrësve të tubimit.
Në përgjigjen ndaj ankesave, Vetëvendosje ka thënë se e mitura nuk ka qenë pjesë e programit, por është ofruar vetë në prani të prindit për të recituar dhe kjo i është mundësuar. Sipas Vetëvendosjes, kjo nuk paraqet “angazhim të një personi nën 15 vjeç”.
PZAP-ja ka konstatuar se në tubim ka marrë pjesë një fëmijë dhe se kjo bie ndesh me ligjin në fuqi.
Sipas PZAP-së, nuk ka rëndësi nëse fëmija ka pasur ftesë apo koordinim për të marrë pjesë në aktivitet, por ka rëndësi fakti se organizatori e ka lejuar pjesëmarrjen e fëmijës në aktivitetin politik.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.