Protesta e 40-të e qytetarëve në Tiranë para Kryeministrisë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Protesta e 40-të e qytetarëve në Tiranë para Kryeministrisë
protesta88888
09/07/2026 - 21:04
Linku u kopjua

Në Tiranë ka vijuar për të 40-ën ditë radhazi protesta e qytetarëve e cila nisi kundër investimit në Zvërnec dhe në vijim u shpallën edhe kërkesa të tjera nga nismëtarët.

Si çdo pasdite, qytetarët u mblodhën në sheshin “Skënderbej”, prej nga nisën marshimin drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe më pas mbajtën fjalime para Kryeministrisë.

Me pankarta në duar, ata kërkuan gjithashtu largimin e kastës së vjetër politike, ndryshimin e ligjit zgjedhor dhe shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura.

Aktivisti Andi Tepelena tha se dorëheqja e kryeministrit Edi Rama është kërkesa që qytetarët vijojnë të përsërisin çdo ditë në protestat para Kryeministrisë.

Tepelena reagoi edhe ngaj deklaratave të drejtorit të Policisë së Shtetit, Skënder Hita, për hetimin ndaj profileve online që, sipas tij, po dëmtojnë turizmin duke lënë revieë negative te bizneset, duke e cilësuar këtë si një përpjekje për të kontrolluar opinionin publik.

Ai i bëri thirrje drejtuesit të policisë që të merret edhe me sulmet e patronazhistëve ndaj qytetarëve dhe aktivistëve në rrjetet sociale.

“Kjo është një shenjë e rrezikshme që regjimi, në këto momente, po bën çmos të ndërsejë policinë kundër opinionit të lirë dhe shprehjes së lirë. Ky është një rikthim te metodat e vjetra të shërbimit të shtetit. Dikur përdornin spiunët, tani përdorin këtë lloj terrorizmi digjital”, tha ai.

Pedagogu Ervin Goci, në një intervistë për mediet komentoi aktin normativ për financimin me 4 milionë euro të koncertit të Kanye West nga qeveria, duke e cilësuar atë si “koncesionin e radhës” dhe një “aferë të pastër korruptive”, raporton ATSH.

Ndërkohë një aktivist tha për mediet se “pavarësisht shpifjeve e baltës, qytetarët vijojnë të dalin dhe kanë një vullnet të jashtëzakonshëm”.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026