Një person dërgohet në spital, shtohen masat për shuarjen e zjarrit në deponinë e Sferkës
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Një person dërgohet në spital, shtohen masat për shuarjen e zjarrit në deponinë e Sferkës
Një person është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës, ndërsa disa të tjerë kanë marrë ndihmë mjekësore në vendngjarje, si pasojë e situatës së krijuar nga zjarri në deponinë e mbeturinave në Sferkë, ku mbrëmë u zhvilluan edhe protesta.
Për menaxhimin e situatës janë angazhuar Policia e Kosovës, ekipet emergjente dhe zjarrfikësit.
Prokurori i Shtetit ka kërkuar shtimin e masave dhe angazhimin e ekipeve shtesë të zjarrfikësve, me qëllim lokalizimin sa më të shpejtë të zjarrit.
Ndërkohë, Prokuroria e Pejës ka bërë të ditur se menjëherë pas shpërthimit të zjarrit në këtë deponi javën e kaluar, përveç Policisë së Kosovës, ka autorizuar edhe një ekspert të zjarreve për të përcaktuar shkaqet e tij.
Eksperti pritet të dorëzojë raportin me të gjeturat në Prokurori. Nëse konstatohet se zjarri është shkaktuar nga faktori njerëzor, Prokuroria thotë se do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për identifikimin dhe arrestimin e personit ose personave përgjegjës.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.