Raportohet se janë helmuar disa punëtorë tek deponia në Sferkë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Raportohet se janë helmuar disa punëtorë tek deponia në Sferkë
sferke
20/07/2026 - 21:55
Linku u kopjua

Gjatë punës në deponinë në Sferkë të Pejës, raportohet se disa punëtorë janë helmuar dhe të njëjtit tashmë janë dërguar me urgjencë për trajtim mjekësor në spital.

Sipas raportimeve, helmimi ka ndodhur pasi tash e sa kohë në këtë deponi ka djegie të mbeturinave. Kjo gjendje ka shqetësuar banorët e kësaj ane. Gjithashtu kjo gjendje në Sfërkë të Pejës ka nxitur reagimi të shumta në vend.

Dje, Kompania për Menaxhimin e Deponive në Kosovë (KMDK) ka reaguar lidhur me zjarrin në Deponinë Sanitare të Pejës, në fshatin Sferkë, duke sqaruar se kjo deponi aktualisht nuk është nën menaxhimin e saj.

Ndaj këtij zjarri më e zëshmja ka qenë deputetja e zgjedhur e LDK-së, Hykmete Bajrami.

Përveç kësaj, ajo dje përmes postës elektronike, në cilësinë e deputetes së zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës, ka dorëzuar kallëzim penal Kryeprokurorit të Shtetit,  Zejnullah Gashi, dhe Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, lidhur me gjendjen alarmante në deponinë e mbeturinave në Sferkë, Komuna e Pejës.

Madje, ajo ka thënë se aktualisht, deponia menaxhohet nga Kompania për Menaxhimin e Deponive në Kosovë (KMDK), aksionar i vetëm i së cilës është Qeveria e Republikës së Kosovës.

Lajmi në zhvillim...


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026