Presidenti libanez refuzoi të flasë me Netanyahun, Amerika e “kuptoi” atë, raporton AP
Bota
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Presidenti libanez refuzoi të flasë me Netanyahun, Amerika e “kuptoi” atë, raporton AP
liban presidenti
16/04/2026 - 17:21
Linku u kopjua

Presidenti i Libanit Joseph Aoun refuzoi të enjten të bisedojë direkt me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu.

Kjo ndodhi përpara një diskutimi të planifikuar, i cili do të kishte qenë komunikimi i parë i drejtpërdrejtë midis liderëve të dy vendeve në më shumë se 30 vjet, tha një zyrtar qeveritar për Associated Press, përcjellë KosovaPress.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kishte njoftuar se liderët do të flisnin për çështjen e ndaljes së luftimeve midis Izraelit dhe grupit militant Hezbollah në Liban, i cili mbështetur nga Irani.

Por presidenti libanez Aoun refuzoi të bisedojë me kryeministrin izraelit Netanyahu, tha për Associated Press një zyrtar qeveritar i njohur me zhvillimet.

Zyrtari, i cili foli në kushte anonimiteti, tha se deklaratat e shefit të shtetit në Liban, u bënë gjatë një telefonate me sekretarin amerikan të shtetit, Marco Rubio, dhe se Uashingtoni “e kupton qëndrimin e Libanit”.

Në një deklaratë publike, zyra e Aoun pranoi se pati një telefonatë me Rubio, por nuk e përmendi fare çështjen e refuzimit të komunikimit me Netanyahun.

“Presidenti Joseph Aoun pranoi një telefonatë nga Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, gjatë së cilës e falënderoi për përpjekjet që po bën Uashingtoni për arritjen e një armëpushimi dhe për mbështetjen e tij në të gjitha nivelet”, thuhet në njoftimin e presidencës libaneze. “Nga ana e tij, Rubio theksoi vazhdimin e përpjekjeve për të arritur një armëpushim si hap paraprak drejt vendosjes së paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Liban, duke shprehur mbështetjen dhe vlerësimin e tij për qëndrimet e presidentit Aoun”.

Lajmin se Aoun refuzoi të flasë me Netanyahyn nuk e konfirmoi as kabineti i këtij të fundit. /KosovaPress/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026