Presidenti i Shqipërisë kalon transit në Kosovë, Policia njofton për ndërprerje të përkohshme të trafikut
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Presidenti i Shqipërisë kalon transit në Kosovë, Policia njofton për ndërprerje të përkohshme të trafikut
Foto Ilustruese
Policia e Kosovës bwn tw ditur se sot do të ndërmarrë masa të posaçme të sigurisë me rastin e kalimit transit nëpër territorin e Kosovës të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.
Sipas njoftimit, policia ka përgatitur paraprakisht të gjitha veprimet operative dhe ka angazhuar njësitë përkatëse për të garantuar sigurinë e eskortës dhe zhvillimin normal të qarkullimit përgjatë itinerarit të lëvizjes.
Për këtë arsye, gjatë ditës së 8 korrikut do të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut, në intervale të shkurtra kohore, në disa segmente rrugore nga Pika e Kalimit Kufitar Vërmicë deri te Pika e Kalimit Kufitar Dheu i Bardhë, si dhe në drejtimin e kundërt gjatë kthimit të delegacionit.
Policia ka bërë të ditur se, sipas nevojës, trafiku mund të riorientohet në rrugë alternative.
Në fund të njoftimit, Policia e Kosovës ka falënderuar qytetarët dhe të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin gjatë zbatimit të këtyre masave.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.