Presidenti i Koresë së Jugut kërkon hetim shtetëror pas eliminimit nga Botërori
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Presidenti i Koresë së Jugut kërkon hetim shtetëror pas eliminimit nga Botërori
Eliminimi i Koresë së Jugut që në fazën e grupeve të Kupës së Botës 2026 ka shkaktuar një valë reagimesh në vend.
Presidenti Lee Jae Myung ka kërkuar nga Ministria e Kulturës, Sportit dhe Turizmit të zhvillojë një hetim të plotë për dështimin e kombëtares, duke kërkuar analiza dhe reforma në administrimin e sportit.
“
Nuk jam vetëm i befasuar nga ky rezultat i papritur – jam plotësisht i tronditur”, deklaroi presidenti, duke shtuar se “
duhet të hetohen rrethanat e sakta të këtij rasti, të analizohen shkaqet dhe të merren masa që një gjë e tillë të mos ndodhë më kurrë”.
Menjëherë pas eliminimit, trajneri Hong Myung-bo njoftoi dorëheqjen, duke marrë përgjegjësinë për paraqitjen zhgënjyese të ekipit.
“
Nuk ishte një vendim i lehtë të merrja këtë detyrë, por mendova vetëm për përgjegjësinë deri në fund. Marr të gjithë përgjegjësinë për këtë fushatë të pasuksesshme në Kupën e Botës”, u shpreh Hong.
Sipas
The Athletic, presidenti Lee kritikoi edhe mënyrën se si u emërua trajneri, duke lënë të kuptohet se në përzgjedhje nuk ishte vlerësuar mjaftueshëm kompetenca.
KosovaPress