Sulmuesi Barcelonws, Raphinha, mund të përballet me sanksione nga UEFA pas deklaratave të tij kritike ndaj gjyqtarit Clément Turpin në përfundim të ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Atletico Madridit.
Braziliani, i cili mungoi në fushë për shkak të një dëmtimi, reagoi pas ndeshjes duke e cilësuar përballjen si “të vjedhur” dhe duke kritikuar ashpër vendimet e arbitrimit. Sipas rregulloreve disiplinore të UEFA-s, deklarata të tilla mund të konsiderohen si sjellje që dëmton imazhin e futbollit dhe mund të sjellin masa ndëshkuese, raporton mediumi spanjoll “Mundo Deportivo”.
Një rast i ngjashëm ka ndodhur në vitin 2019 me Neymar, i cili u pezullua fillimisht me tre ndeshje për kritika ndaj gjyqtarit pas eliminimit të Paris Saint-Germain, para se Gjykata e Arbitrazhit Sportiv t’ia ulte dënimin në dy ndeshje.
KosovaPress