Presidenti i Ishujve Kanarie kundërshton ankorimin e anijes me virus
Bota
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Presidenti i Ishujve Kanarie kundërshton ankorimin e anijes me virus
Anije
06/05/2026 - 11:13
Linku u kopjua

Presidenti i Ishujve Kanarie, Fernando Clavijo, ka kundërshtuar vendimin e qeverisë spanjolle për të lejuar që anija holandeze MV Hondius, në të cilën është raportuar një shpërthim i hantavirusit, të ankorohet në ishuj.

“Unë nuk mund të lejoj që [anija] të hyjë në Kanarie”, tha Clavijo për radion Onda Cero në një intervistë.

“Ky vendim nuk bazohet në asnjë kriter teknik dhe nuk na është dhënë mjaftueshëm informacion”, shtoi ai.

Clavijo, i cili ndodhet aktualisht në Bruksel, tha se dëshiron të takohet urgjentisht me kryeministrin Pedro Sanchez në Madrid për të diskutuar çështjen.

Anija pritet të mbërrijë në Ishujt Kanarie në ditët në vijim. Ndërkohë, një burrë ndodhet në spital në Zvicër me hantavirus pasi kishte udhëtuar me anijen turistike MV Hondius, ka njoftuar qeveria zvicerane.

Sipas autoriteteve, ai ishte kthyer nga një udhëtim në Amerikën e Jugut në fund të prillit dhe ishte paraqitur në Spitalin Universitar të Cyrihut pasi kishte shfaqur simptoma.

Qeveria zvicerane ka bërë të ditur se ai është vendosur menjëherë në izolim, duke shtuar se “aktualisht nuk ka rrezik për publikun”. Autoritetet po hetojnë nëse ai ka pasur kontakt me persona të tjerë gjatë kohës kur ishte i sëmurë, raporton BBC, përcjell KosovaPress.

Bashkë me të në udhëtim ishte edhe bashkëshortja e tij, e cila deri tani nuk ka shfaqur simptoma, por gjithashtu është vendosur në izolim si masë parandaluese.

Hantavirusi është një grup virusesh që bartet nga brejtësit dhe zakonisht transmetohet te njerëzit përmes thithjes së grimcave në ajër nga jashtëqitjet, urina ose pështyma e tharë e minjve.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026