Politikë sportive dhe sport politik – Dy ambasadorë flasin për KosovaPress
1-First
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Politikë sportive dhe sport politik – Dy ambasadorë flasin për KosovaPress
Gazi
11/06/2026 - 18:43
Linku u kopjua

Një intervistë e dyfishtë, e tepër e rrallë për nga natyra, transmetohet sonte në të gjitha platformat e rrjeteve sociale të Agjencisë së Lajmeve KosovaPress.

Dy ambasadorë perëndimorë të veshur me fanelat e kombëtareve të tyre sikur edhe gazetari nikoqir, flasin për sport e politikë.

Bëhet fjalë për bashkëbisedimin që përfaqësuesit e Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë, Jonathan Hargreaves dhe Reiner Rudolph e patën si mysafirë me drejtorin e Informacionit, Gazmend Sylën.

Në një ambient të hapur, e në frymë sportive, dy diplomatët iu përgjigjën pyetjeve të shumta rreth Botërorit të Futbollit që fillon sonte – folën për pritjet me kombëtaret e tyre, fubollistët që do të shkëlqejnë, por edhe për gjasat që Kosova të jetë pjesë e këtyre garave në të ardhmen.

Me frymë sportive, Hargreaves dhe Reiner folën edhe për politikë - zgjedhjet e fundit, gjasat për krijim instituonesh, si edhe për nevojën apo jo të ndërhyrjes së ndërkombëtarëve për ta përshpejtuar këtë process.

Të dy ambasadorët folën edhe për rrugëtimin jo të lehtë të Kosovës në integrimet euro-atlantike, por edhe përgëzuan unanimisht shtetin dhe krejt qytetarët për punën e madhe që u bë për një çerek shekulli në rindërtimin e vendit që ishte shkatërruar në luftë.

Intervista transmetohet sonte nga ora 20:00 në të gjitha platformat sociale të KosovaPress, por edhe në ato të të dyja ambasadave.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026