Policia u tregon mitrovicasve qysh (s)duhet të ngasin trotinetet
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Policia u tregon mitrovicasve qysh (s)duhet të ngasin trotinetet
Foto Arkiv
Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut ka nisur një fushatë sensibilizuese për drejtuesit e trotineteve elektrikë në rajonin e Mitrovicës së Jugut, e cila ka për qëllim rritjen e sigurisë në trafik dhe parandalimin e aksidenteve.
Ky aktivitet po bëhet me motin “Mendo me kokë, ngas me kujdes: trotineti yt, përgjegjësia juaj”.
Sipas policisë, fushata synon të ndërgjegjësojë drejtuesit e mjeteve të tilla të qarkullimit për rëndësinë e respektimit të rregullave të trafikut, rritjen e sigurisë personale dhe të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion, si dhe parandalimin e aksidenteve eventuale.
Gjatë realizimit të aktiviteteve, zyrtarët policorë po mbajnë kontakte të drejtpërdrejta informuese me qytetarët, ndërsa po shpërndajnë edhe fletushka me rregullat bazë për përdorimin e trotineteve në trafik dhe masat ndëshkuese të parapara me ligj.
Policia e Kosovës u ka bërë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik, e veçanërisht drejtuesve të trotineteve, që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të kontribuojnë në rritjen e sigurisë rrugore. /Kosovapress/