Kurti uron Kurban Bajramin: Na obligon solidaritetin e bujarinë për të mirën e përgjithshme
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Kurti uron Kurban Bajramin: Na obligon solidaritetin e bujarinë për të mirën e përgjithshme
Kurti 27 maj 26 -
27/05/2026 - 09:48
Linku u kopjua

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka ka vizituar sot myftiun e Kosovës, Naim Tërnava, në selinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, me rastin Kurban Bajramit, prej ku tha se kjo festë obligon solidaritetin e bujarinë për të mirën e përgjithshme.

Ai kujtoi edhe sakrificën sublime të 37 imamëve hoxhallarë  që ranë dëshmorë të luftës së fundit në Kosovë.

“Vizitën e parë për festën e Kurban Bajramit, si për çdo vit, këtë vit vijmë te Bashkësia Islame e Kosovës, për t’ia uruar Myftiut, Naim Tërnava dhe bashkëpunëtorëve të tij, këtë festë të sakrificës, e cila na e përkujton e vazhdimisht na e mëson që edhe sakrifica është festë, sepse ne i gëzojmë të mirat dhe frytet e atyre të cilët kanë sakrifikuar para nesh dhe kanë mundësuar që ne të kemi liri e prosperitet, para së gjithash dëshmorët e kombit, ku ne asnjëherë nuk e harrojmë që aty janë edhe 37 imamë hoxhallarë nga lufta çlirimtare, bartëse e të cilës ishte UÇK-ja e deri tek ajo që bëjmë sot si institucione që qytetarve t’iu dalim në ndihmë për çdo nevojë që kanë. Kurban Bajrami ëhstë festë e cila na obligon të ndihmojmë njëri-tjetrin, të respektojmë njëri-tjetrin, të tregojmë solidaritet e bujari për të mirën e përgjithshme, duke mos e lënë askënd prapa”, tha Kurti.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026