Polici jashtë detyrës parandalon përshkallëzimin e një konflikti me thikë në Prishtinë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Polici jashtë detyrës parandalon përshkallëzimin e një konflikti me thikë në Prishtinë
Policia e Kosoves - logo - - ilustrim
29/06/2026 - 10:55
Linku u kopjua

Një zyrtar policor, edhe pse jashtë detyrës zyrtare, ka ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e një konflikti me thikë në Prishtinë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 19:06, pas një mosmarrëveshjeje mes dy personave.

Policia bën të ditur se njëri nga të dyshuarit dyshohet se i ka drejtuar thikën një burri tjetër.

Në vendin e ngjarjes ka ndërhyrë një zyrtar policor, i cili ndodhej jashtë orarit të punës, duke e vënë situatën nën kontroll deri në mbërritjen e njësive policore.

I dyshuari është arrestuar, ndërsa rasti është duke u trajtuar nga njësitë përkatëse të Policisë së Kosovës.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026