“Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë
Bota
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
“Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë
Vancee
17/07/2026 - 07:43
Linku u kopjua

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, JD Vance, ka bërë akuza ndaj disa anëtarëve të qeverisë izraelite, duke i akuzuar ata se kanë tentuar të ndikojnë opinionin publik amerikan për të kundërshtuar një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës me Iranin. Deklaratat u bënë gjatë një interviste me podkasterin e njohur amerikan Joe Rogan, e cila u transmetua të mërkurën.

Në intervistën pothuajse treorëshe në “The Joe Rogan Experience”, Vance mbrojti marrëveshjen që administrata Trump arriti muajin e kaluar me Iranin, duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm diplomatik, shkruan euronews, transmeton KosovaPress.

Ai shtoi se ka prova të qarta se elementë brenda qeverisë izraelite po përpiqen të sabotojnë këtë politikë sepse preferojnë vazhdimin e operacioneve ushtarake.

“E di përtej çdo dyshimi se ka njerëz brenda qeverisë izraelite që po përpiqen të na largojnë nga kjo politikë, sepse duan të vazhdojnë fushatën ushtarake”, tha Vance.

Vance theksoi se disa aktorë izraelitë po financojnë ose mbështesin fushata ndikimi, duke përfshirë përpjekje për të manipuluar opinionin publik amerikan që lufta të vazhdojë “pafundësisht”, pa një objektiv të qartë.

Ai përmendi edhe një raport të revistës Time që flet për një fushatë dixhitale të lidhur me Izraelin, e cila synon të ndikojë në perceptimin amerikan për çështjen e Iranit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026