Tom Hardy nuk është larguar nga “MobLand”, pavarësisht raportimeve për sjelljet e tij
Dëgjoje me zë...
Tom Hardy nuk është larguar nga “MobLand”, pavarësisht raportimeve për sjelljet e tij
Vonesa në xhirime, kërkesa për rishkrim skenash dhe tensione kreative.
Këto sjellje po mendohet se vinin nga aktori Tom Hardy gjatë realizimit të serialit “MobLand”.
Mirëpo, pavarësisht se u raportua se ai u shkarkua nga seriali, Variety ka konfirmuar se një gjë e tillë nuk është e vërtetë.
Sipas burimeve, po zhvillohen bisedime për ta rikthyer aktorin, i cili luan gangsterin Harry Da Souza, dhe dera për sezonin 3 mbetet e hapur.
Burime të produksionit thonë se Hardy shpesh është vonuar në set dhe ka kërkuar ndryshime në skenar, ndërsa nga ana tjetër ai është ankuar se skenaret shpesh dorëzoheshin shumë vonë, gjë që e vështirësonte përgatitjen e tij.
Pavarësisht tensioneve me producentët dhe skenaristin, regjisori Guy Ritchie thuhet se dëshiron ta mbajë aktorin në projekt, pasi e konsideron shumë të rëndësishëm për suksesin e serialit.
Produksioni thekson se konflikti nuk është i pakthyeshëm dhe po kërkohet një zgjidhje kreative, ndërsa seriali mbetet një nga më të suksesshmit në Paramount+.
Ndërkohë edhe Helen Mirren ka ndarë në Instagram një foto të Tom Hardy me mbishkrimin “Të dua tani dhe gjithmonë”, duke sugjeruar se raporti mes tyre mbetet i njëjtë.