Të shtunën do të ketë kufizime në autoudhë për automjetet me mbi 20 tonë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Të shtunën do të ketë kufizime në autoudhë për automjetet me mbi 20 tonë
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton qytetarët dhe operatorët ekonomikë se, bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave për ditën e nesërme, janë plotësuar kushtet për zbatimin e vendimit për kufizimin e përkohshëm të qarkullimit të automjeteve për transportin e mallrave me masë totale mbi 20 tonë në autoudhë.
Në autoudhë kufizimi do të zbatohet në intervalin kohor 11:00–17:30, pasi temperaturat e parashikuara arrijnë 32°C ose më shumë.
“Në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse nuk do të ketë kufizime, pasi nuk janë plotësuar kushtet e përcaktuara me vendim.
Ministria do të vazhdojë monitorimin e përditshëm të temperaturave dhe do të njoftojë me kohë qytetarët dhe operatorët ekonomikë për çdo ndryshim lidhur me zbatimin e këtij vendimi”, thuhet në njoftim.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.