Përmbyllen ndeshjet në Superligë: Drenica shpëton, Llapi mbetet në barazh
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Përmbyllen ndeshjet në Superligë: Drenica shpëton, Llapi mbetet në barazh
New Project - 2026-05-31T161025.675
31/05/2026 - 18:11
Linku u kopjua

Ka përfunduar xhiroja e fundit dramatike në elitën e futbollit kosovar, duke vendosur përfundimisht fatin e skuadrave në tabelë.

Vëmendja kryesore ishte në luftën për mbijetesë, ku Drenica ka arritur një fitore jetike në kryeqytet ndaj Prishtinës me rezultat 1:2, duke siguruar tre pikë të arta që e shpëtojnë nga barazhi.

Nga ana tjetër, përkundër triumfit mjaft produktiv në udhëtim ndaj Ferizajt 2-3 ,KF Llapi nuk ka arritur t'i ikë rrezikut dhe mbetet zyrtarisht në zonën e barazhit.

Ndërkaq, kampioni Drita, e ka mbyllur sezonin me humbje, pasi Malisheva arriti ta mposhtë me rezultat 3:2 në një ndeshje festive për gjilanasit, të cilët megjithatë e mbyllin kampionatin në krye të tabelës.

Rezultatet e plota të xhiros së fundit:
  • Prishtina 1 : 2 Drenica
  • Malisheva 3 : 2 Drita
  • Ferizaj 2 : 3 Llapi
  • Dukagjini 1 : 0 Ballkani
  • Gjilani 3 : 2 Prishtina e Re

Me mbylljen e këtij kampionati, verdiktet përfundimtare tashmë janë zyrtare: Drita shpallet kampione e këtij edicioni, e ndjekur nga Malisheva si nënkampione, ndërsa Ballkani siguron pjesëmarrjen në garat evropiane. Në fundin e tabelës, Llapi do të kërkojë mbijetesën përmes ndeshjes së barazhit, ndërsa Ferizaj dhe Prishtina e Re nuk ia dolën dhe bien zyrtarisht në Ligën e Parë.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026