Asllani dedikon fitoren Bunjakut: Për ty Fatjon
Vendor
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Asllani dedikon fitoren Bunjakut: Për ty Fatjon
New Project - 2026-06-08T121913.572
08/06/2026 - 14:22
Linku u kopjua

Pas fitores bindëse 3-0 në ndeshjen miqësore ndaj Andorrës në stadiumin "Fadil Vokrri", sulmuesi i përfaqësueses, Fisnik Asllani, ka zgjedhur që këtë sukses t'ia dedikojë Fatjon Bunjakut.

Përmes një postimi emocional në rrjetet e tij sociale, Asllani ka ndarë disa momente nga ndeshja si një shenjë nderimi për ndarjen e parakohshme nga jeta të futbollistit 22-vjeçar, Fatjon Bunjaku.

"Krenar sot, Krenar Gjithmonë. Për ty Fatjon," shkruan Asllani në mesazhin e tij, duke treguar se triumfi në fushë mbartte një peshë të madhe emocionale.

Ky dedikim i ndier ka prekur pa masë ndjekësit dhe opinionin publik, duke kthyer vëmendjen te solidariteti dhe dhimbja e madhe për humbjen e një talenti të ri, i cili u largua nga kjo botë në moshë të re.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026