Përleshje mes vëllezërve për pronë në Mitrovicë, përfundojnë në mbajtje
Siguri
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Përleshje mes vëllezërve për pronë në Mitrovicë, përfundojnë në mbajtje
Foto Ilustruese
Dy raste të ndara të dhunës janë raportuar gjatë së premtes në Mitrovicë, ku në njërin rast dy vëllezër janë arrestuar pas një përleshjeje për çështje pronësore, ndërsa në rastin tjetër një person me probleme shëndetësore dyshohet se shkaktoi dhunë në familje dhe demoloi shtëpinë.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti i parë ka ndodhur më 9 maj 2026 rreth orës 13:45 në Mitrovicën e Jugut, ku dy të dyshuar vëllezër mes vete, pas një mosmarrëveshjeje lidhur me një kontest pronësor janë përleshur fizikisht.
Gjatë incidentit, lëndime ka pësuar edhe një mashkull që kishte tentuar t’i ndalonte të dyshuarit, i cili ka pranuar trajtim mjekësor.
Me vendim të prokurorit, pas inicimit të rastit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Ndërkaq, rasti i dytë është raportuar rreth orës 21:40 në Mitrovicë, ku dyshohet se djali i viktimës, i cili kishte probleme shëndetësore, ka ushtruar dhunë në familje dhe ka demoluar tërësisht shtëpinë.
Viktima ka marrë tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pasi ka pranuar trajtim në Mitrovicë të Jugut është dërguar në repartin e Psikiatrisë në QKUK në Prishtinë.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.